Sherri mes komshinjve degradon në të shtëna me armë! Ja kush është i plagosuri (Emri)


Një konflikt midis komshinjve ka degraduar mbrëmjen e sotme në plagosje me armë zjarri në fshatin Pulaj-Plazhë.

I plagosur ka mbetur shtetasi Emiljano Paloka 27- vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa ende nuk dihen shkaqet e plagosjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

 

Njoftimi i policisë: 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

Check Also

Sondazh i ri: Pse më pak njerëz zgjedhin të kenë fëmijë dhe arsyeja që i pengon

Sipas një sondazhi të ri të Qendrës Kërkimore Pew të publikuar të enjten, përqindja e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *