Nga Aida Topalli
Ishte data 2 maj 2024, kur Alma Arrëzi piu kafenë e fundit në bar “Panorama” në qytetin e Shkodrës. Në shoqërinë e tre fëmijëve dhe kunatës së saj. Gjithçka zgjati deri rreth orës 21:00. Moment kur para lokalit ku qëndronin kalon Ergys Arrëzi, bashkëshorti i Almës, nën shoqërinë e të dashurës së tij, një vajzë 18-vjeçare. Alma, në dijeni të plotë të tradhëtisë së bashkëshortit, e kishte pranuar këtë fakt, por asnjëherë nuk i kishte parë nga kaq afër. Ajo, kishte pranuar të jetonte nën të njëjtën çati me babain e fëmijëve të saj, edhe pse së fundmi, ata jetonin në dhoma të ndara. Kishte pranuar fyerjet, denigrimin, dhunën psikologjike e deri edhe urinë. Se për hir të dashurisë, se për hir të fëmijëve a se për hir të pamundësisë ekonomike dhe sociale për të mbajtur e vetme 3 fëmijë, këtë vetëm Alma mund ta rrëfente, nëse ka ndonjë mundësi që ajo të jetë gjallë, edhe pse shpresat janë shumë të pakëta.
View this post on Instagram
Një nënë në kushte të tronditura dhe të rënduara psikologjike, vendos të vetëflijohet bashkë me krijesat e saj, të cilat, edhe nëse do të vendoste të divorcohej, nuk do t’i merrte kurrë. Kjo sepse Ergys Arrëzi, personi që i shkaktoi Almës makthe për vite me radhë, nuk ja lejonte. Madje, ekziston një dëshmi se sa herë që ajo largohej me fëmijët dhe shkonte tek shtëpija e të motrës apo prindërve, ai kalonte dhe i kërcënonte me jetë nëse nuk kthehej në shtëpinë e tyre në Shkodër, së bashku me fëmijët. Së fundmi dashuria dhe roli i Ergysit si baba, kishte denigruar deri në atë pikë, saqë nuk dërgonte më as bukë në shtëpi. Fëmijët dhe Alma ushqeheshin me ato çfarë kishin mbetur në raftet e tyre apo me ushimet e falura.
View this post on Instagram
Tradhtinë Ergysit ja dinin të gjithë familjarët. Madje edhe kunata që ishte për herë të fundit me të. Ergysi, mësohet t’i ketë thënë kësaj të fundit pasi e ka parë Alma me të dashurën, se përse nuk më tregove ku ishit ulur që të mos kaloja. Të paktën, kështu i është rrëfyer ajo, motrës së të humburës, Alma Arrëzi.
Alma kishte tentuar të largohej, madje aq herë, saqë vajza e vogël ishte përfshirë në makthe. Ajo qëndronte hap pas hapi pas mamasë së saj, vetëm e vetëm që ajo të mos bënte të njëjtat gjeste që kishte bërë më herët. Për fat të keq, fëmijët e familjes Arrëzi, ishin rritur të traumatizuar, nga skenat që shkaktonte Ergys Arrëzi.
View this post on Instagram
Familjarët e Almës mohojnë që ai të kishte qenë i dhunshëm me fëmijët, madje ata shpreheshin se në ndryshim nga e motra, fëmijët i donte shumë, por jo për shumë gjatë.
U tha se Alma vuante nga depresioni, por babai i saj mohon kategorikisht që t’i ketë sjellë nga shteti Italian ilaçe për t’u kuruar.
“Ajo është një vajzë shumë e zgjuar. Por i ra fati i keq moj bijë”…
Në datë 5 maj Policia e Shkodrës, përmes një njoftimi zyrtar lajmëron se është gjetur i pajetë trupi i një 9 vjeçareje. Më tej shtohej se mbrëmjen e 2 majit, dyshohet se janë hedhur në lumin Bunë, nëna 39 vjeçare së bashku me tre fëmijët e saj të mitur. Trupi i 9 vjeçares u gjet nga një peshkatar, ndërsa vijuan kërkimet nga polumbarët e FNSH e RENEA të ndihmuar sot edhe nga ushtria. Pak më parë u gjet në pothuajse të njëjtën afërsi edhe trupi i pajetë i vajzës së dytë, duke zbehur kështu shpresat se ndonjë prej tyre mund të jetë ende gjallë.
View this post on Instagram
9 vjeçarja u varros ditën e sotme, teksa në varrim nuk morën pjesë asnjë nga familjarët e Alma Bushati Arrëzi.
Aktualisht në pranga ndodhet 31-vjeçari Ergys Arrëzi, si personi që shtyu drejt vetëvrasjes 39-vjeçaren dhe fëmijët e tyre të mitur.