Thellohet bilanci nga aksidenti i rëndë në Tepelenë, shkon në 5 numri i viktimave (Emrat)

Ka shkuar në 5 numri viktimave të shkaktuar nga aksidenti i ndodhur më 17 mars në Tepelenë. Ditën e sotme ka ndërruar jetë edhe një 58-vjeçar, Jani Çela, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhej në koma në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ky aksidenti i rëndë u shkaktua si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve që udhëtonin në bypass-in e Tepelenës. Si shkak i aksidentit humbën jetën në vendngjarje shtetasit, Riza Rapaj 42 vjeç, Afërdita Bega, 85 vjeç, Lavdosh Bega 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç.

Check Also

Tentuan ta grabisin në mes të rrugës, shqiptari qëllohet 7 herë me armë zjarri

Një 43-vjeçar shqiptar u paraqit në spitalin San Giuliano në Campania të Italisë me plagë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *