Teksa Egla ishte skualifikuar 48 orë më parë nga gara e formatit më të ndjekur, mbrëmjen e sotme u ‘përjashtuan’ edhe Ilnisa dhe Meritoni.
Fillimisht ata u lajmëruan se nëse duan të vazhdojnë garën, do duhen të presin te Dhoma e Bardhë e Big Brother dhe do të jetë publiku që do të marrë vendimin për ta nëse do kthehen apo jo në garë.
Teksa shkuan te Dhoma e Bardhë, ata janë takuar me Eglën, e cila po pret aty që prej 48 orësh.