Babai i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukellës udhëheq protestën në Pejë


Vajza e Gjyljeta Ukellës, e cila u ekzekutua nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi, mesditën e së mërkurës, brenda banesës së saj, ka udhëhequr ditën e sotme protestën e organizuar për vrasjen e nënës së saj.

Organizatat e shoqërisë civile në Pejë kanë nisur marshin protestues paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës.

Marshi nisi në qendrën e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Edmond Lajçi, i cili më 16 prill, ekzekutoi brenda banesës nënën e tre fëmijëve.

Protestusit mbanin në dorë pankarta ku shkruhej “kot sa flasim, derisa ata vrasin”, si edhe bluze të stampuara me imazhin e viktimës.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2021, Lajçi ishte denoncuar në Polici nga vet Ukella, tregon aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë. Sipas dokumentit të aktakuzës, Lajqi akuzohej për dhunë psikologjike të ushtruar ndaj Ukellës.

Check Also

Horoskopi për ditën e sotme, 27 korrik 2024

Dashi Është e këshillueshme që nënat në pritje të bëjnë kujdes teksa ecin gjatë ditës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *