Votoi rezolutën e Srebrenicës, Vuçiç: Maqedonia e Veriut më goditi fort. Greqia më shumë shtyllë se Shkupi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se e kishte të vështirë të duronte faktin që Maqedonia votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen e 11 Korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Më 11 Korrik 1995, forcat serbe hynë në Srebrenicë, e cila ishte nën mbrojtjen speciale të OKB-së dhe më pas vranë më shumë se 8,000 myslimanë.

Si Serbia ashtu edhe Republika Srpska mohojnë se ka ndodhur genocid në Srebrenicë edhe pse është përcaktuar kështu nga dy gjykata të OKB-së.

”Maqedonia e Veriut më goditi fort.

Unë kam investuar më së shumti në marrëdhëniet me vëllezërit tanë maqedonas, por kjo nuk ishte e drejtë.

Doli që Greqia ka më shumë shtyllë se Shkupi”, tha Vuçiç.

Check Also

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.8 lekë dhe shitet me 92.7 lekë. Euro blihet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *