Merrnin 500 euro për person/ Dy të arrestuar në aksin Milot-Lezhë, po transportonin 12 emigrantë të paligjshëm

Dy persona janë vënë në pranga në Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bllokada”.

Në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, janë lokalizuar dhe ndaluar për kontrolle, automjetet tip “Benz” dhe tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasit Kujtim Ukaj dhe Edmir Jaho.

Në këto automjete ishin në total, 12 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët po transportoheshin nga 2 të arrestuarit, kundrejt 500 eurove/person, me qëllim kalimin e kufirit, në mënyrë të kundërligjshme.

Me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjetet tip “Benz” dhe tip “Volkswagen”.

Check Also

I shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Sarandë

Arrestohet një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Policia …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *