E pazakontë në Brazil, gruaja çon xhaxhanë e vdekur në bankë për të firmosur për kredi

Mendja njerëzore nuk mund ta kuptojë atë që ndodhi brenda një banke në Brazil, kur një grua iu afrua sportelit me një burrë në karrige me rrota.

Punonjësit e bankës fillimisht panë një burrë të zbehtë që po afrohej dhe më vonë konstatuan se ai kishte vdekur.

“Xhaxha më dëgjon? Ju duhet të nënshkruani. Nuk mund të firmos për ty”, dëgjohet të thotë gruaja, e cila më pas pretendonte se ishte mbesa dhe kujdestare e burrit.

“Nuk besoj se kjo që po bëni është e ligjshme. Zotëria nuk duket shumë mirë. Ai është shumë i zbehtë”, vuri re një punonjës banke në një lagje në Rio de Zhaneiro perëndimore, me gruan duke u përgjigjur “kështu është gjithmonë” dhe duke shtuar duke iu drejtuar burrit – të vdekur – në karrige me rrota “nëse nuk ndihesh mirë, unë mundem të çojë në spital. Dëshiron të kthehesh në hotel?”

Gruaja shihet duke këmbëngulur që i vdekuri të nënshkruajë për një hua prej 17,000 real brazilian (3,000 €).

Ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje dhe zbuluan se burri kishte vdekur disa orë më parë. Gruaja u arrestua.

Check Also

“SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi ose vdes” Rama: Jemi në luftë me korrupsionin që prej 10 vjetësh

Kryeminstri Edi Rama paraqiti në parlament projekt-rezolutën për luftën ndaj korrupsionit, ku hodhi poshtë akuzat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *