Zhduket punonjësi i hotelit në Himarë, Policia: U qëllua me armë nga një 43-vjeçar që u largua drejt Greqisë

Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Lexo edhe: Dyshohet se vrau recepsionistin e hotelit në Dhërmi, arrestohet në një aeroport në Greqi, Gerald Shehu

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Lexo edhe: Dyshohet se vrau recepsionistin/ Policia: Po punojmë me Greqinë për kapjen e Geraldo Shehut

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Lexo edhe: Dyshohet se vrau me armë punonjësin e hotelit në Himarë, 31-vjeçari dhe autori i dyshuar ishin shokë me njëri-tjetrin

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.

Check Also

Arrestohen në Teksas dy ‘kokat’ e trafikut të drogës, mes tyre një prej djemve të “El Çapos”

Ismael “El Mayo” Zambada, që drejtonte për një kohë të gjatë kartelin Sinaloa të Meksikës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *