Siguria kibernetike në rajon, Balluku: Shqipëria ka bërë hapa konkretë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në konferencën e nivelit të Lartë për Sigurinë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor, u shpreh se siguria kombëtare kibernetike është forcuar.

“Ndërkohë që zhvillojmë dixhitalizimin në fushën ekonomike, në infrastrukturat kritike, siç thamë në marrëdhëniet njerëzore duhet patjetër të zhvillohet edhe antidota që është cyber security. Nëse ka një dëshmitar i cili mund t’ju flas për këtë çështje është Shqipëria, sepse e kemi provuar nën lëkurë se çdo të thotë të zhvillohesh nga ana dixhitale dhe të ofrosh më shumë se 99% të shërbimeve online, pra si administratë publike, por sigurisht edhe fusha të tjera të sektorit privat, siç është ai bankar etj., dhe të gjendesh para faktit të një sulmi të jashtëzakonshëm të sponsorizuar fuqimisht nga qeveri të vendeve të tjera”, tha Balluku.

Gjithashtu ajo shtoi se bashkëpunimi në këtë fushë nuk ka munguar dhe vazhdon të mbetet një nga drejtimet kryesore, duke shtuar se Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në rrugën e sigurisë dixhitale, duke marrë masa konkrete. Balluku theksoi se Shqipëria është ndër vendet e para që ka transpozuar direktivën e NIS2 të BE-së, duke rritur kërkesat për sigurinë e infrastrukturave kritike të informacionit.

 

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *