Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se vendi i tij “nuk ka zgjidhje tjetër veçse të luftojë për mbrojtur jetën e tij”. I ftuar në një forum biznesi në Itali, Zelenskyy tha se ukrainasit, “dëshirojnë që kjo luftë të përfundojë më shumë se kushdo tjetër në botë, por jo përmes shkatërrimit të kombit, kulturë, qyteteve ukrainase.
“Populli ynë është nën kërcënimin e vazhdueshëm të sulmeve me raketa dhe dronë rusë çdo natë dhe çdo ditë. Putini përpiqet të shkatërrojë shtetin tonë dhe vazhdimisht ka bërë gjithçka për të privuar Ukrainën nga sovraniteti i saj, për të shkatërruar ekonominë tonë dhe për të detyruar ukrainasit të largohen nga Ukraina.”
Zelensky përsëriti nevojën e Ukrainës për armë me rreze të gjatë nga partnerët ndërkombëtarë, duke këmbëngulur se vendi i tij dëshiron t’i përdorë ato etëm për të goditur aeroportet ushtarake brenda Rusisë. Presidenti ukrainas përsëri tha se Ukraina dëshiron t’i japë fund kësaj lufte dhe se paqja është rezultati përfundimtar.