Pak minuta para atentatit, Arjon Kajoshi publikoi një peisazh nga Mali i Taraboshit

Boksieri 27-vjeçari i Vllaznisë Arjon Kajoshi ishte objektiv i një vëmendjeje në “Rus” të Shkodrës që shpëtoi pa plagë duke u larguar me shpejtësi nga makina.

Por pak minuta para atentatit, Kajoshi ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram ku ka treguar vendodhjen. Ai ka publikuar një peisazh nga Mali i Taraboshit nga ku duket edhe qyteti i Shkodrës.

Uniformat blu konfirmojnë se atentatori është Alban Bruçi, i cili tanimë është shpallur në kërkim.

Tentativa për vrasjen e sotme, dyshohet se ka lidhje me një ngjarje në qershor të vitit, kur 5 persona në Shkodër rrah Vladimir Bruçin, mes të tjerash ishte dhe Arlind Kajoshi, vëllai i Arjonit.

Check Also

Erdogan dënon nga Tirana sulmet izraelite: Qeveria e Netanyahut nuk ka ndërmend të vendosë paqe në rajon

  Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, nga Xhamia e Namazgjasë në Tiranë, ka dënuar sulmet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *