Romani më i ri “Rrethana të gabuara” i gazetarit të Euronews Genc Frashëri me një eksperiencë 20 vjeçare në gazetari tani vjen ndryshe që përtej lajmit trajton një roman policesk, vrasjen e një adoloshenti shqiptar në Firence e zbuluar nga një detektiv shqiptar.
Libri i shkruar me një gjuhë të drejtpërdrejtë do t’i mbajë lexuesit pa frymë deri në zbulimin e të vërtetës në fund.