VIDEO/ Përfshihet nga flakët automjeti në qytetin e Korçës, plagoset rëndë një person

Një automjet është përfshirë nga flakët në unazën e qytetit të Korçës. Nga pamjet që Replikë ka siguruar shihet se pjesa e përparme e mjetit, është shkrumbuar nga flakët dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë menjëherë pas shpërthimit të flakëve.
Ndër të tjera në pamjet e siguruara shihet se pjesa e përparme e mjetit, e cila është shkrumbuar nga flakët.