“Për Shqipërinë dhe shqiptarët… apo për rajonin?” Për kë po vjen Blinken në vendin tonë

Ditën e sotme, më 15 shkurt, do të jetë vizita e pare e Sekretarit Amerikan të Shtetit Blinken në Tiranë.

Gjatë një knference për shtyp zëdhënësi i DASH, Matthew Miller rikonfirmoi fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë dhe thekson rolin që luan Shqipëria në stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë si një aleat i qëndrueshëm në mbështetjen e Ukrainës në luftën kundër agresionit rus dhe mbrojtjes së integritetit territorial të saj.

Sekretari Blinken do të mbërrijë nesër në Tiranë ku gjatë qëndrimit të tij do të takohet me Kryeministrin Rama dhe Presidentin e Republikës z, Begaj. Pjesë e agjendës të Blinken do të jetë dhe takim me kreun e SPAK Altin Dumani.

Kjo vizitë ka një rëndësi të madhe për vendin tonë sepse sërish konfirmohemi si aleat kryesor I SHBA në rajon dhe si një faktor I rëndësësishëm për ruajtjen e paqjes dhe stabilitetit në Ballkan.

Në një kohë ku tensionet janë rritur edhe si pasojë e agresionit rus në Ukrainë është kërkuar vazhdimisht shtimi I bashkëpunimit midis vendeve partnere dhe forcimi I sigurisë kombëtare të këtyre vendeve. Takimi I planifikuar I zotit Blinken me kreun e SPAK rikonfirmon mbështetjen e vazhdueshme që SHBA ka dhënë për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me qëllim forcimin e shtetit të së drejtës.

Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri zonja Yuri Kim e cila aktualisht mban postin e Zëvëndës Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazise në DASH, theksoi se vizita e zotit Blinken do të fokusohet te e ardhmja e Shqipërisë dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.

Vizita vjen në një momen celebrimi për 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, Gjithashtu znj. Kim u shpreh se SHBA dëshiron të theksoi dhe nënvizoi bashkëpunimin e fortë midis dy vendeve dhe u shpreh mirënjohëse për rolin që ka luajtur

Shqipëria gjatë mandatit të saj si anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB.
Kjo vizitë vjen në një periudhë të ngarkuar diplomatike për vendin tonë, ku në datë 28 Shkurt do të mbahet në Tiranë Samiti për Ukrainën së bashku me Presidentin Zelenski, dhe në datë 29 Shkurt do të mbahet po në Tiranë, Samiti me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE.

Check Also

I nxehti afrikan, mësoni si do të jetë moti këtë fundjavë

Këtë fundjavë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *