Kush ishte shenjestra e Çipurit? Replikë zbardh detaje nga arrestimi… Çfarë sekuestroi policia?

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Armando Sulejmanit i njohur me emrin Çipuri.

Çipuri është arrestuar mesnatën e së mërkurës në Durrës. Sipas uniformave blu atij i është bërë shenjë për të ndaluar por nuk i është bindur urdhrit të policisë fillimisht.

Replikë mëson se Çipuri po lëvizte me një automjet tip ‘Benz’ ku në të kishte vendosur një palë targa të vjedhura.

Sipas hetimeve këto targa janë vjedhur nga një Range Rover në tiranë me datë 3 nëntor të vitit të kaluar në zonën pranë Komisariatit numër 4 në Tiranë. Në atë kohë kanë qenë 3 persona kur kanë vjedhur makinën ku dy prej tyre dyshohet Çipuri dhe Lorenc Zeneli.

Pas kontrolleve policia ka mundur të gjejë edhe targat origjinale të makinës më të cilën lëvizte Çipuri.

Ndërkohë burime për Replikë bëjnë me dije se shtetasi Lorenc Zeneli 26 vjeç, banues në Tiranë, pronar i automjetit që drejtonte 48-vjeçari, i  shpallur në kërkim, pasi ishte i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhjen e automjetit tip “Land Rover”.

Sipas policisë, makina me të cilën lëvizte Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri”, kanë ngjallur dyshime te forta se mund të përdorej për kryerjen e ngjarjeve kriminale ne zonën e Durrësit, megjithatë policia tregohet e rezevruar për objektivin.

Gjithashtu mësohet se policia ka sekuestrur një kacavidë dhe 3 celularë ndërsa makina do futet në skaner nga policia e Durrësit për të përcaktuar nëse ka armë në të.

 

Kujtojmë që Armando Sulejmani është personazh i njohur për policinë, i dyshuar në disa ngjarje kriminale.

Ai po ashtu i ka shpëtuar të paktën 2 atentateve deri më tani.

Në 2019-n, Sulejmani i shpëtoi një atentati në Vlorë ku mbeten te vrarë ku mbetën të vrarë dy persona, kunati dhe shoku i Çipurit.

Atij i është bërë edhe më herët atentat në vitin 2016 teksa hynte në banesën e tij në lagjen Pavarësia”.

Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt. Në 2002 ai u dënua me 20 vite burg për akuzën e vrasjes.

 

Cipuri njihet si pjesë e bandës së Gaxhait ku si pjesë e kësaj bande është edhe Sokol Sinomati, të cilit i vranë djalin në Vlorë.

 

Per atentatin e Inez Hajrullas, Kujtojme se ne vitin 2019, mes katër personave të arrestuar me vendim të gjykatës së Vlorës për atentatin

 

ndaj Inez Hajrulles ishte edhe

 

Daut Elmazi,

 

që sipas burimeve të policisë dyshohet se është nipi i Armando Sulejmanit, ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Çipuri”.

 

Daut Elmazi, 2021 t e gjykatës së posacme.

 

I dyshuari për atentatin ndaj Ines Hajrullait në Vlorë, ai dëshmoi në vitin 2021 edhe ne  procesin ndaj Blendi Tetes,

 

një prej dyshuarve për ekzekutimin e ish policit Santiago Malko.

 

SPAK ka dyshime se Elmazi ishte në kontakt me pjesëtarët e klanit kriminal të drejtuar nga Leonard Duka,

 

për të vëzhguar lëvizjet e Ervis Martinaj,

 

që e kishin vënë në shënjestër për ta vrarë.

 

Por në pamundësi, për të gjetur Martinajn, SPAK thotë se klani Duka qëlloi për vdekje Malkon

 

 

 

Check Also

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.8 lekë dhe shitet me 92.7 lekë. Euro blihet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *