Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e policit 28-vjeçar Novruz Cenalia në Fier.
Pasi ai dhe autori Azgan Mernica kanë debatuar nga makina, të dy më pas kanë dalë nga mjeti.
Autori i ka hedhur dorën në qafë policit dhe në atë moment ky i fundit ka vënë dorën te pistoleta.
Ndërkohë, Mernica e ka gjuajtur me plumb në ballë pa ja hequr dorën nga qafa.
Azgan Mërnica, autori i vrasjes së policit Novurz Cenaila u vetëdorëzua në polici mesnatën e 15 majit, pas negociatave të RENEA-s me familjarët.
28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ