I hodhën fishekzjarre në banesë dhe dhunuan një person, procedohen penalisht tre të rinj në Sarandë


Policia e Sarandës ka ndaluar tre të rinj, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hedhur fishekzjarre në oborrin e banesës së një të riu tjetër.

Mësohet se pas këtij veprimi ata e kanë kanosur shtetasin M. A., banues në Konispol dhe më pas e kanë goditur me grushte.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit Xh. P., 19 vjeç, E. B., 19 vjeç dhe F. P., 21 vjeç, të tre banues në Konispol, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hedhur lëndë piroteknike (fishekzjarre), në oborrin e banesës së shtetasit M. A., në Konsipol, të cilin më pas e kanë kanosur dhe e kanë goditur me grushte.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Check Also

Konsensus PD-PS, Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me 106 vota …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *