EMRI/ Lejoi të kërkuarin e drejtësisë të kalonte në Portin e Durrësit, kush është polici 23-vjeçar që u arrestua

    

Gledis Lushi është polici që u ndalua pasi lejoni një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar yë kalonte në Portin e Durrësit.

Lushi, me detyrë oficer policie me detyrë ndihmës kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit u arrestua mbrëmjen e kaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficer policie me detyrë ndihmës kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

Në datë 22.09.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka kryer ndalimin e oficerit të policisë Inspektor G.L., 23 vjeç, me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga PKK të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Mësohet se Lushi kishte lënë të kalonte shtetasin Elidon Çela, pronari i kompanisë ‘Buon Aventura’, i cili 1 vit më parë u kap me 522 mijë euro të padeklaruara në një furgon në emër të kësaj kompanie që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë.

Pas arrestimit, për të gjykatat e kishin lënë me masë më të butë, por në 14 shtator Gjykata e Lartë riktheu atë në arrest në burg dhe u shpall në kërkim. Por ai ka kaluar në Portin e Durrësit më 17 shtator dhe është lejuar nga polici Gledis Lushi të kalojë në mënyrë të paligjshme. Çela ra në prangat e policisë pasi u rikthye në Shqipëri.

 

Check Also

Dyshohet se pësoi arrest kardiak, gjendet pa shenja jete një burrë në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *