E plotë/ Vizita historike, Blinken: Marrëdhënia SHBA-Shqipëri, do ta bëjnë botën një vend më të sigurtë

Mirëdita të gjithëve dhe ju falënderoj për një mikpritje të mrekullueshme ne vendin e shqiponjave.

E ndiej ambientin e ngrohte jashtë, por sidomos e ndjej dhe ngrohtësinë në këtë dhomë dhe në çdo dhomë tjetër që kam qenë në Tiranë. Nuk mund t’ju shpjegoj se sa mirënjohës jam! Flora, ju falënderoj për rolin tuaj udhëheqës. Është një dëshmi e fuqisë së programeve tona për rininë dhe që të jem sot me ju për të festuar arritjet e këtyre programeve është një moment i rëndësishëm dhe vlerësim për punën tuaj për të forcuar marrëdhëniet midis vendeve tona.
Faleminderit zotit David Wisner që udhëheq ambasadën në Tiranë dhe të gjitha aktivitetet e ambasadës për të lidhur njerëzit midis dy vendeve tona dhe sidomos zotin Kryeministër, Edin.

Ju falënderoj dhe jam shumë i lumtur që jam sot me ju në një qytet që ju si ish-kryetar bashkie e keni energjizuar dhe i keni dhënë ngjyra të bukura. Jam mirënjohës, por sidomos jam mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi. Zoti Kryeministër është jo vetëm një udhëheqës i shquar, por edhe një kryeministër shumë i mirë dhe këto 4 vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që keni pasur, zoti Kryeministër ka qenë pranë nesh dhe i ka përballuar këto vështirësi së bashku me ne.
Tani, kanë thënë njerëz që ky vend, kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ku ndërtimi u përfundua 35 vjet më parë. Ndërtesa iu kushtua një diktatori që i çoi shqiptarët në kampet e përqendrimit dhe përfaqësonte të kaluarën. Në atë kohë, e vetmja marrëdhënie midis vendeve tona ishte zëri në Zërin e Amerikës, por sot, shikoni rreth e rrotull. Ky vend është mbushur me dritë, me veprimtari, ka kafe, salla inkubatore teknike, një simbol i fuqishëm i gjallë i të ardhmes dhe i të tashmes të marrëdhënieve midis SHBA dhe Shqipërisë ku shqiptarët mësojnë se si mund të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Edhe kjo ndërtesë u rindërtua me investimin e Fondit Shqiptaro Amerikan.

Gjithçka që mund të shikoni ju dhe unë e pashë sot në rrugët e Tiranës, mund të shikoni energjinë, optimizmin për të ardhmen, një e ardhme e integruar me perëndimi, me Europën, me botën. Vitin e kaluar një numër rekord turistësh vizituan Shqipërinë. Ekipi i futbollit u kualifikua për herën e dytë në kampionatin evropian edhe herën e fundit në 2016, ishte hera e fundit që një Sekretar Shteti vizitoi Shqipërinë dhe nuk dua të them që ka ndonjë marrëdhënie midis tyre, por ndoshta unë do të vij gjatë finaleve të kupës së Evropianit edhe ndoshta mund t’ju ndihmoj.
Ju po shikoni edhe lidhjet e fuqishme të dy vendeve tona në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj dhe jo dhe shumë të rinj po vallëzojnë gjithë natën me Dua Lipën, shefja e teknologjisë në OpenAI një nga njerëzit që po lidh botën për AI, është Mira Murati. Në Neë York një nga restorantet më të mira është një restorant shqiptar. Këto janë disa shembuj që shpjegojnë diçka më të madhe. Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë sa të hapeshin dritat. Sekreti ishte tek njerëzit e rinj si ju në këtë dhomë që e krijuan ndryshimin. Të rinj si ju janë thelbësorë për të transformuar të ardhmen e Shqipërisë.
Këtu mes nesh sot kemi gazetarë që po ekspozojnë korrupsionin dhe kemi gra sipërmarrëse që fillojnë bizneset e tyre, që luftojnë kundër ekstremizmit dhe po e bëjnë Shqipërinë akoma edhe më të hapur dhe inkluzive. Disa prej jush keni mirëpritur familjet afgane që janë arratisur nga Talebani edhe kjo tregon bujtësinë e shqiptarëve edhe mikpritjen e shqiptarëve. Para se të vija këtu unë isha në ambasadën tonë dhe u takova me disa familje afgane që kanë ardhur nga Afganistani këtu në Shqipëri dhe presin që të shkojnë në SHBA për një jetë të re. Udhëtimi i tyre nuk do të ishte i mundur pa Shqipërinë, pa ndihmën e Shqipërisë dhe nuk është vetëm fakti që ju po i prisni ato me krahët hapur, por është edhe mënyra se si po i mirëprisni ato, që është shumë e fuqishme. Po dua t’ju them që ishte shumë emocionuese për mua që mes refugjatëve afganë ishin dy prindër, burrë e grua që kanë 5 fëmijë dhe secili nga këta fëmijë, ishin numri 1 në shkollë, në klasën e tyre dhe kur talebanët erdhën në fuqi, vajzat nuk mund të shkonin në shkollë, por sidoqoftë ato u munduan të gjenin zyra për t’u dhënë mësim vajzave nëpërmjet internetit, dhe vajzat e tyre binjake në moshën 14 vjeçe që kanë qenë këtu në Shqipëri për rreth 1 vit, ato gjatë kësaj kohe kanë mësuar anglisht në mënyrë në mënyrë fluente edhe kanë ide shumë të qarta për të ardhmen e tyre. Një nga motrat do të jetë në modë, tjetra do të jetë në biznes, edhe unë u dhashë një ide që ato mund të punojnë së bashku në biznesin e tyre për modën.
Por ju mund të shikoni atë shpresën e jashtëzakonshme në sytë e tyre, shpresë që i është hequr nga Talibani, por është ringjallur thjeshtë sepse kanë ardhur këtu në Shqipëri, në rrugën e tyre për në Amerikë. Edhe unë jam shumë mirënjohës për partneritetin tonë për të ndihmuar refugjatët nga Afganistani. Dea Rrozhani  këtej nga Tirana është nga programi i ambasadës tonë, vajzat teknike.
Ky program sjell vajza të reja në Shtete e Bashkuara për të mësuar shkencë dhe teknologji. Ajo krijoi një AP për të luftuar violencën dhe ajo sot është në universitetin e Pensilvanisë. Ajo ka thënë unë nuk i mbyll sytë përpara problemeve, unë i sulmoj këto probleme dhe mundohem të veproj për t’i zgjidhur. Edhe kjo është i gjithë thelbi i këtyre programeve të shkëmbimeve, që ne po i sjellim këtu në Shqipëri.
Asnjë vend nuk ka monopol për ide të mira, ne duam të mësojmë prej jush, ashtu sikurse shpresojmë që ju mund të mësoni prej nesh. Marrëdhëniet mes njerëzve tanë, popujve tanë është thelb për shkëmbimin e ideve.
Për 30 vitet e fundit unë kam punuar për Shtetet e Bashkuara, për qeverinë dhe kam udhëtuar në mbarë botën. Diku, në çdo vend kam ndonjë person që ka një ide origjinale për të zgjidhur një problem. Por nëqoftëse kjo eksperiencë nuk mund të ndahet, atëherë e gjithë bota tjetër nuk mund të përfitojë nga kjo eksperiencë. Pra, sa më shumë të këmbejmë idetë dhe përvojën tonë, aq më të mirë do të jemi.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria lidhën marrëdhënie mëse 100 vjet më parë, për gjysmën e kësaj periudhe këto marrëdhënie diplomatike nuk ekzistonin, por sot unë jam shumë i bindur që shekulli i ri, shekulli që vjen  do të shikojmë që ne, vendet tona do ta bëjmë botën më të sigurt, më stabël dhe ju do të jeni ata që do ta bëni këtë. Edhe unë jam shumë mirënjohës për rolin tuaj të të gjithëve juve  këtu  dhe shpresoj shumë për të ardhmen tuaj dhe kontributin tuaj për ndërtimin e kësaj të ardhmeje.
Ju falënderoj!

**Fjala e plotë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken te Piramida e Tiranës

Check Also

Erdogan dënon nga Tirana sulmet izraelite: Qeveria e Netanyahut nuk ka ndërmend të vendosë paqe në rajon

  Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, nga Xhamia e Namazgjasë në Tiranë, ka dënuar sulmet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *