Dhunoi policin dhe vëllain e tij për një borxh, 29-vjeçari lidhet në burg: S’kam lidhje me ngjarjen, nuk isha i pranishëm

Blerim Bullica i akuzuar se bashkë me 5 persona të tjerë, për shkak të një borxhi dhunuan efektivin e policisë Ervin Fanaj dhe vëllain e tij Bledar Fanaj në Kombinat, u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. Ai e ka mohuar autorësinë duke kërkuar lirimin nga qelia.

“Kam qenë duke fjetur gjumë kur policia mbërriti në shtëpinë time duke më arrestuar. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk kam qenë i pranishëm, nuk e njoh efektivin që është dhunuar”.

Prokuroria arsyetoi se bazuar në veprimet e para hetimore, Bullica bashkë me familjar e rreth shoqëror ka qenë i pranishëm në skenat e dhunës së ndodhur në Kombinat ndaj efektivit të policisë Ervin Fanaj dhe vëllait të këtij të fundit Bledar Fanaj. Në kërkim janë disa persona të tjerë si, Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj.

Vijon…

Check Also

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.8 lekë dhe shitet me 92.7 lekë. Euro blihet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *