Detaje/ Aksidenti me 8 të vdekur në Këlcyrë, dy trupa të pajetë ende brenda mjetit të shkatërruar totalisht


Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti tragjik sot në Këlcyrë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në afërsi të fshatit Kuqar.

Mësohet se mjeti ku udhëtonin 7 emigrantë, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe ka përfunduar në shtratin e lumit Vjosë dhe për pasojë 8 persona kanë humbur jetën, përfshi dhe shoferin.

Mësohet se 6 trupa të pajetë u nxorën nga mjeti, ndërsa 2 kanë ngelur ende brenda ‘Benz’-it. Sakaq, dyshohet se automjeti është marrë me qira, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Check Also

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.8 lekë dhe shitet me 92.7 lekë. Euro blihet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *