Censi/ Komunitetet fetare: Shiheni si detyrim moral përgjigjen!


Në mbarë vendin regjistrimi i popullsisë dhe banesave dhe në 100 pyetjet, 2 që lidhen fenë, kanë shqetësuar pjesëtarët e komunitetit mysliman në Shqipëri. Sipas Myftiut të Korçës, Ledian Cikalleshi formulimi ‘jeni praktikant ose i përkisni një besimi’ është i gabuar.

“Ka njerëz që janë besimtarë por nuk mund të vinë 5 herë në xhami, të falen, ka dhe prej atyre që falen të 5 kohët por nuk vinë 5 herë në xhami. Ju kanë thënë po ja që a shkoni 5 herë në ditë në xhami…Jo nuk shkojmë 5 herë në ditë dhe kjo normalisht përgjigjja vjen jo nuk jam besimtar, praktikant aq sa duhet. Prandaj mënyra se si janë formuluar pyetjet ka paqartësi për njerëzit, jo të gjithë janë me nivel të arsimuar ose jo të gjithë njohin termat fetare ose termat që përdoren tek pyetjet”- tha myftiu Ledian Cikalleshi.
Megjithatë, për dy pyetjet për fenë, një për përkatësinë etnike dhe një për gjuhen, përgjigja është opsionale. Por komunitetet fetare në vend, njëzëri kanë apeluar besimtarët që ta shprehin përkatësinë e tyre fetare.

Check Also

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.8 lekë dhe shitet me 92.7 lekë. Euro blihet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *