Adoleshentet po largohen nga shtëpitë… “Dua të di çfarë bëjnë me vajzën time… e drogojnë a e prostituojnë?” Historia e dhimbshme e një babai të dorëzuar…

Nga Aida Topalli

Ishte rreth të 50-tave. I vrarë nga jeta shumë… Dukej që në pamje. Ishte i ulur në një karrige brenda në koridor në ambjentet e një drejtorie vendore të policisë. E pandeha si një të thërritur si të dyshuar për ndonjë vepër penale. Dhe intuita gazetareske më shtyu ta pyesja se çfarë kishte.
“Kam vajzën. 15 vjeç e gjysmë. Më është lidhur me një grup të rrezikshëm.”
-“Me çfarë grupi? Djem apo vajza”
“Me djem. Janë nga 18, 20 edhe më të rritur. Ma kanë marrë. Ikën nga shtëpia. Kthehet. Më sëmuret. Pi ilaçe. E kisha në intubim…”
-“Po a ke folur me të? I ke qëndruar afër?”
“I kam thënë. I kam thënë se ke mirë kështu. I kam folur. Nuk e kam dhunuar, kurrë.”
-“Po çfarë thotë? Pse e bën këtë gjë?”
“Këtë dua të marr vesh edhe unë. Jam invalid. Kam katër fëmijë. Dy të mëdhajat i kam të martuara. Kam edhe këtë edhe një djalë të vogël. Po rri këtu pas dere. Nuk dua vetëm të ma marrin në pyetje. Unë si baba, dua të di çfarë i bëjnë ata. Pse e mbajnë? A për të shitur drogë? A për të konsumuar drogë? A për prostitutë? Këtë duan ga shteti. Unë sip rind ndihem i dorëzuar.”

Dhe duart i kishte të një punëtori të thjeshtë. Të lodhura, si pamja në fytyrën e tij…

Dhjetëra të mitura dhe adoleshente largohen çdo muaj nga shtëpitë e tyre. Pasi gjenden ato merren në pyetje nga sektorët e trafiqeve në DVP e qarqeve. Shumica shprehen se shkojnë tek djem ose grupe djemsh më të mëdhenj në moshë. Pyetja që lind është, a mund të konsiderohen këto vajza, viktima të trafikimit? Sipas psikologut të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë disa faktorë që ndikojnë në këtë proces. Por pikënisja është familja.

Check Also

Konsensus PD-PS, Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me 106 vota …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *