U raportua si aksident! 25-vjeçari në Lezhë tentoi të vriste ish-bashkëshortin e motrës duke i goditur motorin

Një rast i rëndë është zbuluar nga policia e Lezhës, ditën e sotme, pasi fillimisht u raportua si një aksident rrugor.

Mësohet se një i ri në Shëngjin tentoi të vrasë ish-bashkëshortin e motrës së tij, për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës, duke goditur disa herë motomjetin e tij me makinë.

Raportohet se paraditen e djeshme, Policia është njoftuar se kishte ndodhur një aksident rrugor në aksin “Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës”, ku një automjet kishte përplasur një motomjet dhe drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i aksidentit.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e 25-vjeçarit.

 

 

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, e raportuar fillimisht si aksident rrugor, në Shëngjin, ku një automjet përplasi një motomjet.

Tentoi të vriste ish-bashkëshortin e motrës së tij, për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës, duke i goditur disa herë, me automjet, motomjetin, shpallet në kërkim 25-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast.

Paraditen e djeshme, Policia është njoftuar se kishte ndodhur një aksident rrugor në aksin “Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës”, ku një automjet kishte përplasur një motomjet dhe drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i aksidentit. Specialistët e Policisë Rrugore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kryer hetime të thelluara për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje që u raportua fillimisht si aksident.

Check Also

Nga përplasjet me Gardën dhe Policinë te pretendimet se u përdorën armët dhe u hodh benzinë/ Çfarë ndodhi sot në Kuvend

2 orë kaos dhe benzinë brenda, por përplasja tek Kuvendi ka vijuar edhe jashtë godinës.Ashtu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *