Ilir Proda, kreu i policisë së Elbasanit, me një karrierë të gjatë policore, është një kandidatët kryesorë, pretendentë për të marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Emri i tij u përfol sot se është hetuar nga SPAK për dekonspirimin e operacionit “Plumbi i Artë 2”. REPLIKË mëson se Ilir Prodës dhe dy zyrtarëve të tjerë të policisë së shtetit ju janë marrë telefonat nga struktura e posaçme, por ju janë kthyer pas, pasi nuk përbënin interes për hetimin.
Kujtojmë se Ilir Proda është një nga iniciuesit dhe organizatorët e arrestimit të Nuredin Dumanit, që më pas u kthye edhe në të penduar të Drejtësisë.