Pas ditëve me diell dhe temperaturave të pazakonta për shtatorin, në fundjavë rikthehen reshjet e shiut. Një mase ajrore e paqëndrushme nga Europa veriore ven drejt gadishullit të Ballkanit.
Sipas sinoptikanëve, temperaturat të djelën ulen deri 8 gradë, ndërsa në disa zona do të kete rrebeshe shiu.
“E shtuna do jetë pa reshje, me temperatura të larta, termometri do të shenoje 34. Berati dhe Elbasani do shënojë temperarurat më të larta. Dita e djelë do të sjellë një ndryshim drastik, ka renie të temperaturave me 7- 8 gradë në disa zona, po ashtu rrebeshe shiu.”
Në zonat bregdetare, era do të jetë e fortë, duke shkaktuar stuhi dhe dallgëzim të lartë në det.
“Qarku i Shkodrës, Vlora, Lezha, do të kenë probleme e gjitha vija e bregdetit. Lezha dhe Vlora ku përvec rrebesheve do të ketë dhe stuhi ere. Do të kemi shpeshherë ministuhi të forta ere, sidomos në brigjet detare, duke sjellë dallgëzim të lartë.”
Por javën e ardhshme moti do të përmiresohet sërish. Sipas parashikimit të Meteoalb, shtatori do të mbyllet me temperatura të larta, dhe pritet që edhe tetori të jetë i ngrohtë dhe madje i favorshëm për plazh.
“Ditët e fundit të shtatorit do të jenë me shumë diell, temperatura që shkojnë deri në 30 gradë. Do të kemi më shumë ditë me diell. Madje edhe tetori do të jetë i ngrohtë. Pse jo edhe ndonjë fundjavë për plazh në temperatura 29-30 gradë.
Kjo verë shënoi rekord të nxehti. Por edhe temperaturat e regjistruara në shtator sinoptikanet nuk I quajne normale për periudhën e vjeshtës, krahasuar me vitet e kaluara.