Aksident i rëndë në Pajovë të Elbasanit, përplasen disa automjete, bllokohet qarkullimi


Aksident i rëndë në Pajovë të Elbasanit.

Ngjarja ndodhi rreth orë 07.25 në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan.

Aksidenti masiv sipas burimeve jo zyrtare ka ndodhur në Pajovë ku të paktën katër automjete, nga të cilët tre furgonë dhe një trajler janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por automjetet e përshirë në këtë aksident janë dëmtuar pjesërisht dhe dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë edhe qarkullimi në këtë aks për shkak të aksidentit është bllokuar

Check Also

Zjarr para bashkisë, protestuesit iu vënë flakën gomave

Zjarr para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit e mbledhur para bashkisë si çdo javë i kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *