Aksident i rëndë në Pajovë të Elbasanit, përplasen disa automjete, bllokohet qarkullimi


Aksident i rëndë në Pajovë të Elbasanit.

Ngjarja ndodhi rreth orë 07.25 në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan.

Aksidenti masiv sipas burimeve jo zyrtare ka ndodhur në Pajovë ku të paktën katër automjete, nga të cilët tre furgonë dhe një trajler janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por automjetet e përshirë në këtë aksident janë dëmtuar pjesërisht dhe dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë edhe qarkullimi në këtë aks për shkak të aksidentit është bllokuar

Check Also

FBI i jep fund dyshimeve, ish-Presidenti Trump u godit vërtet nga plumbi

FBI-ja deklaroi se ish-Presidenti Donald Trump u godit në vesh nga një plumb gjatë atentatit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *