FOTOT/ Samiti në Budapest! Rama pritet nga Orban, takohet me Zelenskyn, Macron dhe Vuçiçin

Kryeministri Edi Rama u prit nga kryeministri hungarez, Viktor Orban ndërsa ndodhet sot në Hungari për takimin e Komunitetit Politik Europian dhe marrjen e stafetës për samitin e ardhshëm në Tiranë në gjysmën parë të 2025.

Ai po merr pjesë në takimin e pestë të Komunitetit politik Europian, së bashku me 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Europa.

Liderët pjesëmarrës do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Europa, në seancën plenare, e cila do të pasohet nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike.

Sesioni për migracionin do të përfshijë të gjitha aspektet e migracionit, ndërsa ai për sigurinë ekonomike do të diskutojë edhe lidhjen në aspektin e energjisë, transportit, IT-së dhe gjithashtu tregtisë globale.

Rama është takuar gjithashtu me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, presidentin serb Aleksandar Vuçiç, presidentin e Parlamentit Evropian, Roberto Mecola dhe kryeministrin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Christian Mickoski.

Check Also

Dhunoi bashkëshorten dhe ngacmoi s*ksualisht vajzën e saj 11-vjeçare, arrestohet 39-vjeçari!

Policia ka vendosur në pranga një 39-vjeçar, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën 11-vjeçare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *