VIDEO/ 9 persona të plagosur dhe panik tek qytetarët. Ja si ndodhi aksidenti i shumëfishtë i urbanit në Tiranë

Një autobus i transportit publik i linjës së Unazës, është përplasur zinxhir me disa automjete pranë “Urës së Tajvanit” ditën e sotme duke lënë të plagosur 9 persona që ndodhen nën kujdesin e mjekëve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. 

Sipas një video të siguruar nga Replika.al rezulton se autobusi ka përplasur fillimisht një “Audi” dhe më pas ka marrë përpara disa makina. Madje për mrekullisht ka shpëtuar edhe një këmbësore në trotuar.

Nga tronditja që ka pësuar, shoferi i një prej makinave të përplasura kujton se teksa priste në semafor të kuq që të hapej drita jeshile për të nisur lëvizjen, ndjeu përplasjen nga pas të autobusit, dhe nëse nuk do të kishte shtypur frenat, mund të kishte marrë para të tjera makina apo edhe më keq, këmbësorë që mund të kalonin rrugën.

 Shoferi i autobusit të Unazës, 62-vjeçari Agron Xhafa, ka mbetur edhe vetë i dëmtuar, por pas testit të kryer nga policia në spital, ai nuk ka qenë nën efektin e alkoolit. Ashtu si ai, edhe drejtuesit e tjerë të makinave që u përfshinë në aksident, nuk kanë rezultuar pozitiv në testin e alkoolit që efektivët e policisë rrugore u bënë. Përveç 62-vjeçari, mes të plagosurve, 2 janë vajza, 35 dhe 31 vjeç dhe 2 shoferë të makinave të përplasura.

Shoferi i autobusit Agron Xhafa që dyshohet se shkaktoi përplasjen masive në Tiranë ka deklaruar, se nuk ndihej mirë në momentin që ndodhi aksidenti. Ai ka treguar se vuan nga diabeti dhe zemra.

Teksa po punohet për të zbardhur dinamikën e aksidentit të rëndë në Tiranë, burime për Replika.al bëjnë me dije se gjendja teknike e autobusit mund të ketë shkaktuar përplasjen.

Këto janë pamjet pak sekonda pas aksidentit të rëndë në Tiranë. Pasgjerët që ndodheshin brenda autobusit të linjës së ‘Unazës’ dëgjohen duke bërtitur pasi janë të frikësuar ndërsa nxitojnë që të dalin jashtë. Po ashtu duket se toka është mbushur me xhama të thyer prej makinave të bëra copash.

Por ndërkohë drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksidentin me autobusin e linjës së Unazës pasi ndodhej para tij ka folur për mediat duke thënë se autobusi ishte me shpejtësi, çka dyshohet se e ka shkaktuar përplasjen masive me 9 automjete.

“Mbaj mend vetëm zhurmat e llamarinave nga mbrapa. E pashë nga pasqyrat që ishte shumë shpejt. Në momentin e goditjes dola pasi mora pak veten se nuk e kuptova cfarë ndodhi. Në autobus pashë që kishte shumë të lënduar.

Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur, tek të 60-at ishte,  e pashë që ishte i shokuar, a ishte me alkool, a me tension, a me zemër, ta shofim. Me sa pash në autobus kishte shumë të plagosur ”, ka thënë drejtuesi i mjetit të goditur .

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *