Një ngjarje e rëndë tronditi sërish vendin. Dy viktima të krimit në familje. Roland dhe Migena Sinani. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dhoma e gjumit të Migena Sinanit është kthyer në skenë përleshjeje.
Po të njëjtat burime, thonë për replikë se Roland Sinani ka më shumë se një plumb në trup. Kjo ka ngritur dyshime të grupit hetimor se kemi të bëjmë me një autor të tretë. Burimet bëjnë me dije se Migena Sinani është qëlluar me një plumb në gjoks ku për pasojë ka humbur jetën. Roland Sinani ka qëlluar veten me një plumb në pjesen e nofullës, plumb tejshpues i cili ka dalë në anën tjetër.
Arma e krimit është gjetur pas banesës, disa metra larg trupit te 44-vjeçarit. Dyhsohet se në këtë ngjarje të rëndë të jetë përfshirë edhe një person tjetër. Ka dyshime të forta që babai i autorit, të ketë fshehur armën menjëherë pas ngjarjes. Bashkëshorti i Migena Sinanit po merret në pyetje në ambjentet e Komisariatit nr. 1. Edhe këtë herë, burimet thonë se dyshohet se kemi të bëjmë me krim pasioni.