Tronditëse/ Nëna detyron djalin të përshëndesë babain në kamer dhe më pas e vret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Antonio të Teksasit, ku një grua në shenjë hakmarrjeje dnaj bashkëshortit ka vrarë djalin 3-vjeçar dhe më aps veten.

Savannah Kriger 32 vjeç ka detyruar djalin e saj Kaiden 3 vjeç, t’i thotë lamtumirë babait dhe e vret dhe më pas qëllon edhe veten.

Nënë dhe bir u raportuan të zhdukur të hënën pasi ajo u largua nga puna herët për ta marrë atë nga çerdhja për një takim me një mjek.

Ata u gjetën të vdekur herët në mëngjes të martën, 19 orë më vonë, në një kanal kullues në San Antonio, Teksas , me plagë nga armë zjarri. Kriger duhej të përballej me ish-bashkëshortin e saj Brian Kriger në një seancë dëgjimore për paraburgimin po atë ditë.

Hetuesit mblodhën së bashku orët e fundit të Kriger-it të gjallë, ndërsa ajo shkatërroi dy shtëpi në një sulm me armë, mori djalin e saj dhe u shpreh e gëzuar në telefon që ai nuk do ta shihte më.

Check Also

Vrasja e dyfishtë në Kosovë, viktimat kushërinj me njëri-tjetrin! Autori 19-vjeçar, djali i një politikani (EMRAT)

Dy persona u vranë me armë zjarri në Klinë të Kosovës, ngjarje e ndodhur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *