Stuhia Juliette mbulon me borë Spanjën/ 30 provinca nën alarm të kuq

 

Një numër i konsiderueshëm i provincave spanjolle janë  goditur nga stuhia Juliette, e cila ka sjellë borë dhe ulje temperaturash. Mallorca, duke përfshirë Valldemossa dhe Lluc, janë  mbuluar me një shtresë dëbore ndërsa temperaturat kanë rënë në minus 2 gradë Celsius.

Stuhia pritet të sjellë gjithashtu edhe probleme në lundrimin dhe dallgë deri në dy metra si dhe erëra të forta.  Si rezultat, AEMET shpalli një alarm të kuq moti në rajonet veriore të ishullit. Dëbora e dendur ka sjellë mbylljen e rrugëve në rajonin malor, ndërsa shumë banorë kanë qëndruar në shtëpi për të shmangur të ftohtin.

AEMET ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim për reshje shiu, me 100 mm reshje që priten në malet Sierra de Tramontana. Stuhia Juliette goditi gjithashtu Spanjën në fillim të kësaj jave  duke lënë disa rajone pa energji elektrike dhe duke vendosur nën alarm rreth 30 provinca