Dërgimi i tankeve në Ukrainë, Kremlini: Vendimi i Perëndimit i shton më shumë tensionet

Rusia ka theksuar se do t’i trajtojë dërgesat e armëve në Ukrainë nga vendet e NATO-s si “objektiva legjitime” për veprime ushtarake në një përshkallëzim të ri të rrezikshëm të tensioneve. Paralajmërimi nga zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov erdhi pasi Britania, Gjermania dhe SHBA dërguan raketa antitank dhe anti-ajrore në Kiev.

Ryabkov tha se Rusia kishte “paralajmëruar SHBA-në se pompimi i armëve nga një numër vendesh që ajo orkestron nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, është një veprim që i bën ato kolona objektiva legjitime”, raporton The Guardian.

Presidenti ukrainas Zelenskiy zbuloi se të paktën 1,300 nga trupat e vendit të tij janë vrarë në konflikt deri më tani në vlerësimin e parë të humbjeve luftarake të Ukrainës pas gati tre javësh luftime. Ukraina ka pretenduar se ka vrarë rreth 12,000 trupa ruse.

Check Also

“Trump nuk më shkarkon dot”, kreu i Bankës Qendrore të SHBA: S’e jap dorëheqjen edhe Presidenti m’a kërkon

Shefi i bankës qendrore të SHBA-ve thotë se Trump nuk mund ta shkarkojë. Kreu i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *