Zbardhet vrasja e të moshuarve në Dropull/ Piu kafen e fundit me çiftin dhe më pas i vrau, arrestohet autori i krimit

Zbardhet vrasja e çiftit të të moshuarve në fshatin Brodishtë të Dropullit. Burime bënë me dije se policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e krimit.

Burime nga policia bëjnë me dije se pas ekzaminimit të provave biologjike nga policia shkencore u arrit të identifikohej dhe arrestohej autori i vrasjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç. Autori i krimit makabër ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e çiftit të të moshuarve, aty ku dyshohet se edhe ka pirë kafe me këto të fundit dhe më pas i vrarë me sende të forta. E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84-vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre. Shkaku i krimit dyshohet të ketë qenë synimi i autorit të krimit që të marrë pronat (tokat) e çiftit të të moshuarve në fshatin Bridishtë, por policia po heton për zbardhjen e shkakut.Çifti Ilia nuk kishin fëmijë biologjikë, por kishin një vajzë të birësuar të cilën nuk e kishin takuar prej 10 vitesh, e cila jetonte në Greqi.