Vuçiç provokon në stadium, nxjerr nga xhepi flamujt e bashkuar të Serbisë dhe Rusisë! Sandulovic: Gjest antiperëndimor

Një incident në dukje politik ka ndodhur gjatë fundjavës së kaluar, që fillimisht i ka shpëtuar vëmendjes mediatike, por jo asaj virale. Presidenti serb Aleksander Vuçiç është shfaqur në stadium për të ndjekur nga tribuna takimin me Zvicrës dhe Serbisë, në Leskoc, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ai u pa teksa festonte duke nxjerrë nga xhepi një flamur, i stampuar teknikisht në bashkim të dy flamujve, Serbisë dhe Rusisë. Dhe teksa e nxjerr, ai e shpalos flamurin me të dyja duart, siç shihet edhe në videon e postuar në X nga politikani vendas Nikola Sandulovic, i cili e etiketon presidentin edhe si “diktatori serb”.

Postimi i Sandulovic, në rrjetin social X

Check Also

Zjarr para bashkisë, protestuesit iu vënë flakën gomave

Zjarr para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit e mbledhur para bashkisë si çdo javë i kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *