Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ferizaj të Kosovës, ku një person ka plagosur me thikë katër qytetarë kalimtarë të rastit.
Të plagosur rëndë kanë mbetur dy 18-vjeçare dhe dy djem të moshave 29 dhe 32-vjeçare.
Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi të rëndë, ndërsa thuhet se dy prej të plagosurve janë nisur drejt Prishtinës, pasi gjendja shëndetësore e tyre është kritike.
Ndërkohë policia po punon për arrestimin e autorit dhe sqarimin e rastit.