Tronditëse/ 14-vjeçarja lind foshnjen në spitalin e Korçës, policia arreston një 21-vjeçar. I riu: Jam babai i fëmijës!

Një 21-vjeçar me inicialet D. K., banues në Korçë është ndaluar me iniciativë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Ditën e djeshme në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare.

Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës. Sipas informacioneve nga materniteti i Korçës konfirmohet se 14-vjeçarja së bashku me fëmijën janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu po nga burime spitalore thuhet se 14 vjeçarja është paraqitur me 21-vjeçarin në maternitet dhe se kanë pohuar se kanë një marrëdhënie të rregullt, gjë që 21 vjeçari e ka pranuar edhe përpara uniformave blu që është babai i fëmijës.

Check Also

Deputetët ankohen për cilësinë e ushqimit në burgje/ Drejtori i Burgjeve Klevis Qose: E kam ngrënë edhe vetë bashkë me ministrin! Të dënuarit marrin gatime nga jashtë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë, ka treguar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *