“TIMS” miraton planin e hetimit, do dëshmojë Balla dhe drejtuesit kryesorë të policisë

Pas më shumë se 4 orë debate, Komisioni për sistemin TIMS miratoi planin e hetimit.

Për shkak të debateve që shpoqëruan mbledhjen e Komisionit, kryetari demokrat Ervin Salianji dhe anëtarët e opozitës vendosën që të mbështesin planin e propozuar nga Partia Socialiste duke gjetur kështu një formulë kompromisi.

Në bazë të këtij plani, në Komisionin Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS do të dëshmojnë figurat kryesore të policisë së Shtetit.

Në listën e dëshmitarëve është ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore si dhe disa drejtues dhe ish-drejtues në Policinë e Shtetit.

Lista e plotë

Taulant Balla, ministër i Brendshëm,

Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Florjan Sulejmani, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Ardi Veliu, ish-drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Saimir Boshnjaku, drejtor i departamentit për Kufirin dhe Migracionin

Zef Laska, drejtor i burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit

Neritan Nallbati, drejtor i departamentit të policisë kriminale

Dorjan Tola, ish-drejtor i AKSIK (Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar)

Ervin Muça, ish-drejtor i departamentit të IT në Policinë e Shtetit

Ervina Gjana

Besjon Donuzi

Enri Ndoni

Ardit Muça

Besnik Dervishi, drejtor i përgjithshëm i doganave

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Check Also

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, automjeti përplas për vdekje 60-vjeçaren

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë. Në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *