SKANDAL apo GABIM? Pse mungon Komisariati i RINASIT në “tenderimin” për të zgjedhur shefat nga “gjenerata e re”?! Replikë ka disa pikëpyetje…

Teksa zhvillimet nuk i lënë radhë njëra-tjetrës, ku nga Shkodra në Sarandë, ngjarjet kanë marrë dhenë, ka mbetur jashtë vëmendjes gara për drejtuesit e rinj të Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit. E nga ana tjetër edhe gara për shefa komisariatesh në të 49-komisariatet e vendit.

Pra janë 49 komisariate. Ndërsa në listën e publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, janë 48.
Teksa vëzhguam me vëmendje, pamë që mungonte një nga Komisariatet më të rëndësishme në vend, ai i RINASIT. Replikë nuk merr përsipër të thotë që është me dashje apo pa dashje, por pikëpyetje mund të ngremë:

Së pari, Replikë pyet: Është një gabim, dhe do të rregullohet?
Së dyti: A është parë me vëmendje kjo listë, që të mos ketë gabime?
Së treti: Pse i shpëtoi syrit të Drejtorit të Përgjithshëm kjo mungesë?
Së katërti: Pse i shpëtoi syrit të Ministrit të Brendshëm kjo mungesë?
Së pesti: A nuk u kuriozua shefi aktual i Rinasit nëse do të jetë në garë apo jo?
Së gjashti: A mos ky nuk është një gabim, por është e qëllimshme sepse nuk duan ta prekin atë komisariat?
Së shtati: Nëse po, cila është kjo forcë e “mbinatyrshme” që bën të mundur shklejen e ligjit me të dyja këmbët, duke përjashtuar nga një garë që ligji e përcakton qartë, një komisariat?

Check Also

‘Histori të ngjashme”/ Eneda flet për njohjen me Gentin, zbulon takimin e parë

Këngëtarja Eneda Tarifa ka folur mbi marrëdhënien e saj me partnerin, Gent Laskun. Teksa ishte …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *