Shqipëria negociata me një shtet të huaj, do marrë 40 mijë punëtorë


TIRANË-
 Të huajt do të vijnë në Shqipëri për të punuar! Shteti shqiptar është në bisedime më një shtet të huaj për të marrë 30-40 mijë (shifra nuk dihet saktësisht) punonjës “të kualfikuar”. Por nuk bëhet e ditur as për cilin sektor ka mungesa dhe as nga cili vend do të vijnë punonjësit e huaj. Deri më tani mendohet se rreth 15 mijë punëtorë pritet që të punësohen në sektorin e fasonerisë, por nuk ka asgjë të konfirmuar.

Lajmi është bërë i ditur për Report Tv nga drejtori i punësimit dhe arsimit profesional në ministrinë e Ekonimisë, Albert Gega.

“Jemi në përfundim të një kontratë me një shtet që ka punonjës të kualifikuar që përfshin industrine e veshjeve dhe industrinë e turizmit. Ne do punojmë që të plotësojmë kërkesat e biznesit për punonjës të kualifikuar,”- tha Gega.

Kontrata me shtetin, që ende nuk dihet, pritet të përmbyllet në qershor, fill në nisjen e sezonit veror. Sipas të njëjtit burim, deri më tani janë mbyllur diskutimet me institucionet vendase dhe janë dërguar të gjitha sugjerimet shtetit me të cilin po kryehet negociata. Pas miratimin, marrëveshjen do ta bëjë me dije vetë kreu i qeverisë, Edi Rama.

Check Also

Vetëdorëzimi i motrave Berisha dhe skena e dhunës tek Kodra e Diellit, reagon për herë të parë për REPLIKË, KLEA PRENGA: Ishte një traumë që nuk do ta kaloj lehtë. Do kisha dëshirë të…

Teksa motrat Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan dy ditë më parë në Drejtorinë Vendore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *