Donald Trump rikthehet sërish në Shtëpinë e Bardhë. Kandidati Republikan mori shumicën e mandateve në zgjedhjet presidenciale, duke mposhtur me njê garë të ngushtë rivalen demokrate, Kamala Harris.
Trump ka marrë 277 vota elektorale kundrejt Harris që ka arritur të marrë 226 vota.
Një fitore që e rikthen Trump si president, ku pason Joe Biden, kandidat që i fitoi zgjedhjet 4 vite më parë pikërisht ndaj kandidatit republikan. Donald Trump do tē jetë presidenti i 47-të në historinë e vendit.
Rreth 250 milionë amerikanë iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.
Por kush është Donald Trump?
Donald John Trump ka lindur më 14 Qershor të vitit 1946, i katërti fëmijë i Frederick Christ Trump dhe Mary Anne MacLod Trump.Nëna e tij është skoceze, por kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1930. Babai i tij, i lindur në Neë York, por me origjinë gjermane. Gjatë fëmijërisë së tij, Trump jetoi në një lagje të Neë York, të njohur si “Jamaica Estates”.Vëllai i tij i madh Fred u bë pronar i një kompanie tejet të suksesshme të quajtur “Elizabeth Trump & Son”. Të tre djemtë e familjes Trump, Fred, Donald dhe Robert punuan në këtë kompani ndërtimi për vite me radhë.
Dy motrat e Trump, Elizabeth dhe Maryanne preferuan të mos merreshin me biznesin e familjes. Fred u bë pilot dhe vdiq prej varësisë nga alkooli në vitin 1981, ndërsa Robert ndërroi jetë në 2020-ën. Pas një karakteri kaq të fortë sa i ish-Presidentit, fshihet një e kaluar me vështirësi të mëdha. Madje, thuhet se prindërit e tij e çuan në Akademinë e Ushtrisë në Neë York kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Më pas ai nisi studimet në Universitetin e Fordham, u transferua pas një farë kohe te ai i Pensilvanisë, ku u diplomua për ekonomi. (1968) Gjatë luftës së Vietnamit në vitet 1960, kur Trump ishte rreth 20 vjeç nuk u bë dot pjesë e Forcave të Armatosura prej një problemi me kockat.
Në këtë fushë ai u përfshi që kur ishte në kolegj, duke investuar në pasuritë e paluajtshme në Filadelfia. Më pas ai u rikthye në NYC dhe iu përkushtua me kohë të plotë biznesit të babait të tij. Në 1973-in, Departamenti i Drejtësisë në SHBA e akuzoi kompaninë e tij për diskriminim të afrikano-amerikanëve. Megjithatë ky “skandal” u shfry menjëherë, pasi kompania nisi të shiste apartamente te njerëzit me ngjyrë. Kompania e tij i zgjeroi “degët”, duke blerë prona edhe jashtë Neë York-ut, si në Virginia, Ohio, Nevada apo Kaliforni.
Njëkohësisht u rrit interesi i Trump për lagjen e famshme të Manhattan, që njihet ndryshe si ‘lagjia e të pasurve’. Diku në vitin 1975, e ashtuquajtura “Organizata e Trump” ishte pjesë e Manhattan. Lëvizja e madhe erdhi në vitin 1976, me hotelin “Grand Hyatt”. Edhe pse kompania e Trump s’kishte para mjaftueshëm për ta blerë hotelin, ish-Presidenti shfrytëzoi lidhjet e tij personale me njerëz të rëndësishëm për arritjen e një marrëveshjeje të pazakontë me autoritetet e NYC.
Ai mori një kredi të majme që duhet ta shlyente për 40 vite, pra rreth 4 mln $ në vit. Në 1980-ën, reputacioni i tij në fushën e pasurive të paluajtshme u rrit ndjeshëm. Ai ndërtoi një kompleks me 36 apartamente të cilit i vuri emrin “Trump Plaza”, e po ashtu “Trump Toëer” me dyqane luksoze. Sigurisht nuk mbaron me kaq… Trump ndërtoi edhe një kazino në New Jersey. Në vitin 1990, ai ndërtoi edhe “Trump Taj Mahal” me vlerë rreth 1 bilion $ të cilën e quajti “mrekullia e 8-të e botës”. Pavarësisht këtyre sukseseve në biznes, kompania e tij u has me një sërë sfidash financiare.
Trump ka marrë disa shuma parash për të financuar kazinotë dhe hotelet. Madje u zbulua se vëllai i tij Fred kishte marrë një borxh në mënyrë të paligjshme për të blerë një kazino. Në vitet pasuese, Trump formoi edhe “Trump Hotels” e “Casino Resorts”.Ishte viti 2015 kur Trump nisi fushatën e tij për president i Shteteve të Bashkuara. Ishte periudhë kritike në aspektin profesional, të cilën e “sfumoi” me daljet e tij publike ku tregonte zellin për politikë. Patjetër, vëmendjen e morën idetë e tij “ekstreme”.
Retorika e tij kundër emigrantëve e deri diku raciste, bëri që një masë e mirë njerëzish të mos e donin. Në vitin 2017, kompaninë që e vunë në jetë prindërit e tij, por që e çoi vetë drejt suksesit e kaloi në pronsi të dy djemve të tij Donald Jr. dhe Eric. Nëntori i 2016-ës është viti kur ai bëhet kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara! Kompania e tij tanimë zotëronte dhjetëra resorte golfi në 5 shtete të kontinentit amerikan, prona e hotele të tjera përreth dhe një numër të madh pronash në botë. Megjithatë, në media përflitej një borxh prej 650 milionë dollarësh. Kështu nisën edhe problemet e tij ligjore…
Donald ka 4 fëmijë me ish-gratë e tij, Ivana Trump dhe Marla Maples. Sot është i martuar me Melanie Trump. Fëmijët që ka me Ivanën janë Don Jr., Eric dhe Ivanka. Të tre merren me biznes. Ndërkohë vajza që ai ka me Marla-n, Tiffany, është gjyqtare. Ndërsa më i vogli me gruan e tretë, është Barron William Trump. Trump ka 10 nipër e mbesa.