Plas debati në BBV3! Roza Lati-Jul Dedës: O karagjoz, mos i jep gojës se…

Sërish debat mes konkurrentëve në Big Brother Vip 3. Personazhet që këtë herë janë ‘kapur’ me njëri-tjetrin kanë qenë Roza Lati dhe Jul Deda, ku ky i fundit shprehet se publiku e ka sharë Rozën.

Roza Lati është prekur nga kjo deklaratë e aktorit dhe i është kundërvënë, duke i thënë se është karagjoz dhe se duhet të bëjë kujdes çfarë flet. Nuk është mirë që të shtyjë urrejtje në publik, ndërsa Juli shprehet se e ka thënë me shaka dhe se nuk ishte diçka serioze.

DEBATI
Roza Lati: Pse mendon që më ka sharë publiku?
Jul Deda: Nuk mendoj se të kanë sharë.
Roza Lati: Po e the.
Jul Deda: Po ja futa kot.
Roza Lati: Kujdes çfarë nxjerr nga goja.S

Jul Deda: Neve na kanë sharë të gjithëve, kështu unë besoj.
Roza Lati: Mos shty urrejtje.
Jul Deda: Ndaj teje?
Roza Lati: Jo në përgjithësi. Unë mendoj që Rozën e kanë sharë sot, çfarë është kjo? Mos shty urrejtje djalë! Pse e fryn popullin. Gërricu, flasim tani për tani, jo të gërricemi për publikun. Aq do populli jonë.
Jul Deda: Ej publik i dashur mos e shani Rozën.
Roza Lati: O karagjoz, mbaj mendjen dhe kujdes kur flet.
Jul Deda: Mos më çaj kokën mua dhe mos i jep gojës tani. Do të zihesh me mua ti, do të marrësh audiencë nga unë, nga Shkodra.
Roza Lati: Unë mund të kem më shumë audiencë se ty, kështu që këtu ia fut kot në rregull.
Jul Deda: Ik o Roza ik!
Roza Lati: Çfarë e ke këtë arrogancë, kujt i flet kështu se s’je as vëllai, as baba im. Të respektoj thinjat kështu që mbaj veten.

Check Also

Zjarr para bashkisë, protestuesit iu vënë flakën gomave

Zjarr para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit e mbledhur para bashkisë si çdo javë i kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *