Nga Erzen Breçani tek Ervin Mata, çfarë zbuloi Sky ECC

Operacioni madhor i SPAK, këtë mbrëmje, ku janë lëshuar 11 urdhër-arreste, kanë ardhur si rrjedhojë e zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky-Ecc”.

Burime për Replika.al bëjnë të ditur se nga zbardhja e bisedave për 11 të dyshuarit, kryesisht punonjës policie rëndojnë një sërë akuzash si: për pastrim parash, trafik droge, pjesë e grupit kriminal, përkrahje të autorit të krimit, shpërdorim detyre etj. Kështu është shoqëruar në polici ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij, që akuzohen për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.

Mësohet se është arrestuar shefi i krimeve të komisariatit numër 6, Dedan Gjoni që është marrë në afërsi të stadiumit. Midis të arrestuarve në kuadër të operacionit të gjerë të Prokurorisë së Posaçme, është edhe një zyrtare e Policisë së Shtetit.

Në pranga ka përfunduar dhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Urdhër arrest është firmosur edhe për Ervin Matën i njohur si “Boli”. Mata është emër i njohur për policinë pasi ishte i përfshirë në ngjarjen e Ish-Bllokut më 4 tetor 2018. Kujtojmë që Mata u përplas edhe me bosin e lojërave të fatit Ervis Martinaj.

Check Also

Ndahet nga jeta babai i Jonida Vokshit, moderatorja: Ma bëre shpirtin copë o ba…

Moderatorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, ka ndarë sot një lajm të dhimbshëm me ndjekësit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *