Këmbanat e Notre-Dame bien për herë të parë që nga zjarri shkatërrues i vitit 2019

Më shumë se pesë vjet që kur një zjarr katastrofik shkatërroi pjesë të mëdha të katedrales Notre-Dame në Paris, kambanat e kishës historike kanë rënë sërish.

Të premten në mëngjes, tetë nga këmbanat e katedrales ranë për herë të parë që nga prilli 2019.

Tetë këmbanat e restauruara të pjesës veriore të katedrales, e cila u shkatërrua pjesërisht nga zjarri, ranë njëherësh si pjesë e një testi teknik përpara rihapjes zyrtare të Notre-Dame, e cila është planifikuar për muajin e ardhshëm.

Tre kambana të reja u prezantuan gjithashtu para publikut dhe u vendosën në katedrale të enjten.

Më e madhja nga kambanat u dhurua nga komiteti organizativ i Olimpiadës së Parisit. Më parë ka rënë në Stade de France, stadiumi kombëtar i vendit, kur atletët fituan ose thyen rekorde gjatë Lojërave Olimpike të kësaj vere. 

Data e premtuar e rihapjes është 8 dhjetori. Në vitin 2019, ndërtesa 850-vjeçare u përfshi nga flakët. Hetuesit ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e zjarrit, megjithëse besojnë se ishte aksidentale.  

Check Also

Nuk u la të dëshmonte për mbi 7 orë , Ilir Beqaj sërish nesër te “Sterilizimi”

Komisioni i “Sterilizimi” është mbyllur sot pa asnjë dëshmi nga ish- ministri i Shëndetësisë Ilir …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *