Historike/ Zidane bashkohet në stërvitje me Real Madrid

Familja Zidane duket se është lidhur ngushtë me Real Madrid. Klubi spanjoll konsiderohet si shtëpia e dytë për ish-lojtarin dhe ish-trajnerin francez, Zinedine, dashuri të cilën e ka kultivuar edhe tek djemtë e tij. Elyaz Zidane është djali i katërt i Zinedine që stërvitet me ekipin e parë të klubit mbretëror.

Mbrojtësi ka qënë në urdhërat e trajnerit Carlo Ancelotti në seancën stërvitore të së hënës, duke ndjekur kështu gjurmët e vëllezërve të tij, Enzo, Luca dhe Theo, të cilët kanë luajtur edhe me fanellën e bardhë. Diçka që kërkon ta bëj edhe Elyaz, i cili në moshën 17-vjeçare dhe pa bërë ende debutimin në ekipin e dytë të Real Madrid kërkon të luaj përkrah emrave të rëndësishëm në “Santiago Bernabeu”.

Elyaz dhe vëllai i tij Theo janë momentalisht të vetmit nga familja Zidane te gjiganti spanjoll. Theo është 20 vjeç dhe luan si mesfushor, teksa është pjesë e ekipit të dytë të Real Madrid, të drejtuar nga legjenda, Raul Gonzalez.

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *