Eskluzive/ Çfarë u gjet mbrëmë në lokalin e kontrolluar nga Antidroga e Tiranës

Replika.al ka siguruar pamjet ku gjatë kontrollit mbrëmjen e ditës së djeshme në lokalin e shtetasit A. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 150 doza kokaine, 60 doza kanabisi me THC të lartë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike në lokalin e 36-vjeçarit.

Në kuadër të operacionit ‘Drug bar’ në Tiranë, u arrestuan Ardit Hajdari, Enri Dema, dhe Çlirim e Redisi Hyka.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia

Check Also

Zjarr para bashkisë, protestuesit iu vënë flakën gomave

Zjarr para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit e mbledhur para bashkisë si çdo javë i kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *