Dy atentatet e dështuara ndaj Ardjan Nikulajt!

 

Një ditë më parë, datë 19 prill 2023, në orar dreke, konkretisht 13:30 minuta, një ngjarje e rëndë tronditi Lezhën.

Në Pedonalen e Shëngjinit, në brendësi të restorant “Coral” u qëllua me 7 plumba TT-je në drejtim të Ardjan Nikulaj-t. Një person i paidentifikuar ende, hyri brenda ambjenteve të lokalit në pronësi të viktimës, i veshur me jele fosforeshent e me skafandër në kokë dhe qëlloi në drejtin të Nikulajt duke e lënë të vdekur në vend.

Fisi Nikulaj nuk është i padëgjuar. Më shumë se 20 vite më parë, mbeti i vrarë vëllai i Ardianit, Pëllumb Nikulaj, pas përplasjeve me fisin Palaj.
Dëshmitarët thonë se haku u mor. Disa vite më vonë, me gjasë me qëllim larjen e hesapeve, vriten dy anëtarë të fisit Palaj. Një gjë e tillë rindezi gjakrat. Sipas dëshmitarëve, vrasësi i Pëllumb Nikulajt është i gjallë dhe jeton në një shtet të huaj. Replika sjell disa detaje dhe të dhëna tronditëse.

Ardjan Nikulaj duket se e priste një atentat të mundshëm. Një burim koefidencial tregoi se Nikulajt i janë bërë disa herë tentativa për ta hequr qafe.
Dy nga të cilat viteve në fundit. Në vitin 2019, Shëngjini do të alarmohej nga zërat se në zonë kishte mbërritur një vrasës me pagesë. Siç thotë burimi, ai ishte paguar për të ekzekutuar viktimën e ditës së djeshme. Alarmi i ngritur bëri që të mos e kryente aktin dhe të tërhiqej. Së fundmi, thotë një tjetër burim koefidencial, persona që për arsye etike nuk do tjua përmendim emrat, të kenë paguar një grup që operon në një qytet jugor, që të organizonin vrasjen e Nikulajt. Ky grup, pasi merr përsipër organizimin, tenton të rekrutojë një vrasës me pagesë në zemër të Shqipërisë.

 

Tentativë e cila sërish do të dilte “huq”. Fati edhe këtë herë ishte në anën e Nikulajt. Atentati dekonspirohet dhe nga ai moment, Ardjan Nikulaj shtoi sigurinë. Ai lëvizte me mjet të blinduar. Megjithatë, kjo situatë nuk zgjati shumë. Nuk dihet ende nëse dora që e vrau është ajo e porositësve të dy tentativave të mëhershme, apo ka dritëhije të tjera.

Check Also

Nga përplasjet me Gardën dhe Policinë te pretendimet se u përdorën armët dhe u hodh benzinë/ Çfarë ndodhi sot në Kuvend

2 orë kaos dhe benzinë brenda, por përplasja tek Kuvendi ka vijuar edhe jashtë godinës.Ashtu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *