Arrestohen autorët e zjarreve në Rrogozhinë e Kavajë, Balla: Zjarrvënia e qëllimshme është një krim i rëndë dhe dënohet deri në 15 vite burg


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sërish për fenomenin e zjarrvënies, pasi Policia e Shtetit arrestoi në flagrancë autorët e dyshuar të zjarreve të djeshëm në Kavajë e Rrogozhinë.

“Dua të rikujtoj se zjarrvënia e qëllimshme është një krim i rëndë dhe dënohet deri në 15 vite burgim. Policia dhe strukturat e tjera vartëse të saj, do të kenë tolerancë zero në këtë drejtim”, nënvizon ministri Balla, në një postim në rrjetet sociale.

Ai ka një apel për gjithë qytetarët, që të sinjalizojnë Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Zjarrfikës, për të identifikuar autorët dhe për të ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në momentet e para.

 

Check Also

Zjarr para bashkisë, protestuesit iu vënë flakën gomave

Zjarr para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit e mbledhur para bashkisë si çdo javë i kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *